Kaloni te përmbajtja kryesore

Peci: Pse duhet privuar të afërm të akterëve të VV-së që të përfitojnë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një postim në Facebook ka publikuar emrat e disa përfituesve të granteve në pushtetin e tij, e që janë familjarë të politikanëve të opozitës, apo edhe anëtarë të partive të opozitës në nivel qendror, përfshirë edhe disa asamblistë komunash.

Peci ka thënë se nuk po e kupton pse një i afërm i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duhet të privohet nga granti.

“Vazhdojmë të mos e kuptojmë zhurmën andaj një pyetje për zhurmuesit: Ku qëndron shkelja e pretenduar që thoni se ne po e diskriminojmë dikë për shkak të bindjeve politike e në këtë rast, i afërt me akterë të Vetëvendosjes?  Pse dikush duhet të privojë të afërmit e akterëve të VV-së të përfitojë? Me cilin rregull? Bazuar në cilin ligj?! Përkundër dëshirës sime që të mos merrem me emra të përvetshëm, më duhet t’i demaskoj të gjithë zhurmuesit me vetë faktin se në qeverisjen tonë angazhimi politik nuk përbën pengesë në realizimin e së drejtës për aplikim dhe përfitim, duke mos e diskriminuar askënd mirëpo duke e trajtuar secilin në mënyrë meritore dhe të barabartë”, ka shkruar Peci në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button