Kaloni te përmbajtja kryesore

LDK-ja dorëzon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë

(Lajm i përditësuar)

LDK-ja dorëzon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj sot dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë.

Deputetët e pushtetit më 30 tetor miratuan ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë, që mes tjerash, lejojnë mbajtjen e pozitës së ushtruesve të detyrës një vjet plus një vjet, nga 6 plus 6 muaj sa është tash.

LDK dorëzon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se sot do të dorëzon në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas njoftimit, thuhet se dorëzimin do ta bëjnë rreth orës 15:00.

“Ju njoftoj se Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës: LIGJIN NR. 08/L-294 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 08/L- 197 PËR ZYRTARET PUBLIK , sot me datë: 07.11.2024 ora 15:00, vendi: Gjykata Kushtetuese, rr.”Perandori Justinian”, nr. 44 Prishtinë”, thuhet në njoftim

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button