Kaloni te përmbajtja kryesore

Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja

Vozitësja e një veture ka marrë lëndime trupore pasi është vet-aksidentuar sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.

Për rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka trguar se e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button