Bush uron Trumpin për fitore

Ish-presidenti George W. Bush ka uruar Donald Trump për fitoren e tij.
Bush ka përgëzuar edhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur J.D. Vance, shkruan BBC.
“Unë e përgëzoj Presidentin Trump për zgjedhjen e tij si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zëvendëspresidentin e sapozgjedhur J.D. Vance dhe familjet e tyre”, tha Bush.
Ai falënderoi Presidentin Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris për shërbimin e tyre dhe përmendi pjesëmarrjen në zgjedhje si “një shenjë e shëndetit të republikës sonë dhe fuqisë së institucioneve tona demokratike”.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?