Kaloni te përmbajtja kryesore

26 vjeçari në Pejë arrestohet nën dyshimet se dhunoi një vajzë të mitur

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur.

Për rtv.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

Ai tutje ka treguar se për të njëjtin është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit.

“Janë siguruar prova materiale të cilat do të përdoren gjatë procesit. Dyshimet janë që është kryer vepra penale dhunimi. Viktima është e mitur, nuk mund të japim informacione”, ka thënë Nikçi.

RTV21 ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast dhe është në pritje të përgjigjës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button