Tre persona dyshohen se janë helmuar me amoniak në Podujevë

Tre persona nga Podujeva dyshohet se janë helmuar nga amoniaku i i frigoriferit. Të njëjtit janë dërguar mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
“Po janë sjellë mbrëmë, të njëjtit janë në gjendje stabile. Janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për vazhdim të trajtimit”, ka thënë Syla.
Syla tutje tha se të njëjtit janë në gjendje stabile. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?