Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prizren, intervistohen tre dëshmitarë

Një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit të martën, e për rastin janë intervistuar tre persona nga Policia e Kosovës.

Prokurori i rastit ka vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin policor.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button