Kaloni te përmbajtja kryesore

Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit.

I njëjti është i dyshuar si njëri nga administratorët e grupit në Telegram “AlbKings”, nga i cili po denigroheshin gratë dhe vajzat.

Lajmin e ka konfirmuar për  portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore e Prishtinës,

“Për njoftimin tuaj me datë 17.10.2024 gjykata ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit E.N. Prokuroria e ka njoftuar gjykatën se ka ardhur në përfundim, që ndaj të pandehurit E.N kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti në prezencën e mbrojtësit të tij sipas autorizimit, ka arritur marrëveshjen për pranimin e fajësisë me Prokurorinë, po ashtu i pandehuri ka dhënë adresë të saktë të vendqëndrimit në Republikën e Kosovës, ku janë edhe familjarët e tij dhe ka premtuar se deri në përfundim të procedurës penale do të paraqitet çdo herë, kurdo që ti kërkohet nga ana e Prokurorisë dhe Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Themelores.

Gjykata  po ashtu ka njoftuar se të dyshuarit masa e paraburgimit nuk i është zëvendësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria.

“Gjykata pas vlerësimit të propozimit të Prokurorit të Shtetit ka vlerësuar se kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtejme nën masën e paraburgimit, andaj, duke zbatuar nenin 182 par.3 të KPPRK-së, të pandehurit E.N i është ndërprerë masa e paraburgimit, të njëjtit nuk i është zëvëndësuar me ndonjë masë tjetër, pasi nuk ka pasur kërkesë nga prokuroria”, thuhet me tej në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button