Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet i dyshuar i cili ishte në kërkim policor për veprën penale ‘’Rrëmbim’’

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar të dielën (20 tetor)  një të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Rrëmbim”. I njëjti ishte në kërkim që nga 20 korriku i vitit 2024.

Arrestimi 37 vjeçarit  siç njofton policia është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

“I njëjti ishte vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje

edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale

‘’Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën 20.07.2024.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë.”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button