Kaloni te përmbajtja kryesore

Hyn ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:05 në fshatin Zrnosek, Leposaviq.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin”, thuhet në raport.

Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button