Kurti pritet të takojë mërgimtarët në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme pritet të takojë mërgimtarët në qytetin e Parisit.
Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.
“Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Francë, ju informojmë se me datë 17 tetor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarë në Paris. Adresa dhe ora: 1-5 Avenue de Rigny 94360 BRY SUR MANE, PARIS, ORA 19:00. Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim”, njofton Lëvizja Vetëvendosje. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?