Bisedat Mihali- Krasniqi, opozita thotë se prapa tyre qëndron një mafi energjetike, kërkon hetim të prokurorisë

Përfaqësuesit e opozitës kanë komentuar për RTV21 mesazhet e publikuara të koordinatores së VV-së Dejona Mihali me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Kasniqi.
Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri i tha RTV21 se Mihali është jashtë institucioneve të Kosovës, por që sipas tij po drejton ndërmarrjet publike të Kosovës.
“Ne i kemi parë komunikimet e saj me drejtorin e KEK-ut, mirëpo unë jam i bindur që e njëjta do të ketë edhe me drejtuesit tjerë të institucioneve siç janë ata të PTK-së e ndërmarrjeve tjera.”, tha Tahiri.
Ai shtoi se Mihali në mënyrë ilegale i jep direksione insitucioneve publike në vend.
“Dhe ne nuk e dijmë se çfarë ekipi tjetër qëndron pas këtij kriminaliteti të madh të Vetëvendosjes , Bisedat tregojnë se kemi njerëz të involvuar që janë pjesë një mafie energjetike të cilët janë të involvuar qoftë në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë , qoftë me furnizimin , qoftë me ndërprerjen dhe me reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë. Tash imagjinoni një person i cili jep urdhër që të mos ketë reduktime në dorën e tij qenka edhe kur duhet me pas reduktime “, tha ai.
Derisa Deputeti i AAK-së, i tha RTV21 se Mihali është e dirigjuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ai ia ka dhënë atë fuqi sepse do me mbulu krejt atë që janë tendera dhe nëpërmjet Dejonës e ka gjet rastin që vet me u fsheh e në pah me dalë Dejona”, tha Lekaj.
Ai shtoi se këto mesazhe janë për të ardhur keq se ndodh diçka e tillë.
“Sepse po të kishte një pozitë ekzekutive apo deputete e arsyetojmë por një që është koordinatore e komiteteve me VV është pakuptimtë, e jashtëligjshme dhe prokuroria duhet të merret me ta”, tha Lekaj.
Më tej ai duke iu referuar pushtetit tha se dëshmuan se nuk kanë për të dhënë asgjë të mirë për vendin
“Përpos tenderomanisë dhe asaj korrupsionit që këta kanë ardhë me akuza që i kemi bërë pothuajse ne përpara, dhe mendoj që kanë gabuar sepse për 20 vite është ndërtuar ky vend dhe nuk kanë pasur as një arsye të na akuzojnë, por që këta janë ardh me mashtrime dhe me mashtrime po shkojnë.”, tha Lekaj për rtv21./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?