Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Dubrovnik është takuar edhe e  presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Përmes një postimi në Faceook, Osmani ka shkruar se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.

“Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje”, thuhet në njoftimin e Presidentes Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button