Bajrami: Kusari vetëm ka kryer obligimet e partisë dhe Kurtit

Pas publikimit të përgjimeve mes deputetes Mimoza Kusari dhe Milan Radojçiqit, ka reaguar Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie për këtë, por duhet “reagim i organeve të drejtësisë”.
Ajo ka shtuar se Kusari “vetëm ka kryer obligimet e partisë e të shefit të saj, Albin Kurti”.
“Nuk mjaftojnë kërkesat e qytetarëve për llogaridhënie pse partia në pushtet është koordininuar me Radojçiçin. Duhet reagim i organeve të drejtësisë, të cilat duhet të zbardhin përgjegjësinë penale të zyrtarëve të partisë në pushtet që kanë bërë pazare me kryeterroristin e kryekriminelin Radojçiç. Shefja e deputetëve të VV vetëm ka kryer obligimet e partise e të shefit të saj, Albin Kurti.”, ka shkruar Bajrami./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?