Trepça në rrezik, Sadiku: Ka mungesë të investimeve dhe minatorë jo të certifikuar

Përveç pagave, edhe teknologjia e stërvjetruar dhe mungesa e minatorëve të certifikuar janë disa nga sfidat që po përballet Trepça tash e sa kohë. Drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku, kërkon nga Qeveria e Kosovës, nga institucionet përkatëse që sa më shpejt të ndihmojë këtë ndërmarrje me investime, në të kundërtën sipas tij do të ketë rënie të prodhimit.
Sfidat për ekzekutimin e pagave për minatorët, menaxhmenti në këtë ndërmarrje, ka hequr dorë nga benefitet mujore për Ushtruesin e Detyrës së drejtorit, dhe paga e tij është 1 mijë e 900 euro, krahasuar me atë të kryeshefit të mëhershëm sa ishte 2 mijë e 500 euro.
Përveç kësaj, Sadiku flet edhe për arsyet e largimit të disa minatorëve nga puna në muajt e fundit.
Sadiku derisa nuk përjashton mundësinë e rënies së prodhimit, kërkon të rritet shuma e mjeteve financiare pë
Ndërsa, ai thotë se si ushtrues detyre, kryeshefi i ri, ka heq dorë prej shumës së pagës që ka qenë më herët.
Ndërsa, ai tregon edhe arsyet e largimit të punëtorëve nga kjo ndërmarrje.
Kujtojmë se minatorët e Trepçës patën hyrë në grevë gjatë verës së këtij për shkak të mosrealizimit të pagave me kohë.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.
Rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?