Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani gjatë vizitës në Gjermani kërkon mbështetje për njohje të reja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të  Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas.

Sipas njoftimit në takim me ministrin Douglas, presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.

“Presidentja Osmani theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët”, citohet Vjosa Osmani në komunikatë.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button