Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti dhe Mitsotakis bisedojnë për mundësitë për investime në Kosovë

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në New York, u takua me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Palët biseduan rreth avancimit të marrëdhënieve diplomatike dhe hapësirave për rritje të bashkëpunimit e angazhimit të dyanshëm.

“U veçuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e arsimit dhe kulturës, si dhe në rrafshin ekonomik dhe tregtar e mundësitë për investime në Kosovë, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.”, njofton Qeveria.

Poashtu bëhet e ditur se Kurti, përmendi efektet pozitive të arritjes së liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë tanë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave e qëndrimeve të tyre afatshkurtra edhe qytete të Greqisë.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti shoqërohej nga Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button