Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR dhe ushtria e Serbisë patrullojnë në të dyja anët e kufirit në afërsi të Podujevës

Pjesëtarët e KFOR-it nga Polonia kanë kryer stërvitje të sinkronizuar me Forcat e Armatosura të Serbisë në kufirin Kosovë-Serbi, afër komunës së Podujevës, njofton KFOR.
KFOR- i thotë se kjo është një përpjekje për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin në rajon.

“Ushtarët polakë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe, përgjatë kufirit afër komunës së Podujevës”.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button