Policia e Kosovës vendos pengesa betoni në veri

Policia e Kosovës ka filluar vendosjen e pengesave prej betoni, tek ura e Bërnjakut në veri.
Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, këto pengesa po vendosen me qëllim të ndalimit të kontrabandës.
Këtë për rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.
“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndersa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani.

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?