Kaloni te përmbajtja kryesore

Torres për Banjskën: Kërkojmë që autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre brenda Kosovës

Kongresisti Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, ka kërkuar që autorët e sulmit në Banjskë të mbajnë përgjegjësi..

Ai përmes një postimi në X ka përkujtuar edhe heroin Afrim Bunjaku.

“Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjska të Kosovës. E nderojmë sakrificën e policit Afrim Bunjaku në mbrojtjen e popullit gjatë këtij sulmi dhe kërkojmë që autorët të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre brenda Kosovës”,  ka shkruar Torres.

Më herët gjatë ditës pati edhe reagime të tjera./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button