Kaloni te përmbajtja kryesore

​Shitja e drurëve për dimër, blerësit ankohen për çmime të larta

Çmimet e drurëve për stinën e dimrit këtë vit në Prishtinë kanë shënuar rënie. Ato variojnë nga 55 deri në 60 euro, ndërsa gjatë vjeshtës së kaluar ishte deri në 80 euro. Megjithatë, blerësit ankohen se çmimi i drurëve është ende i lartë dhe se shitësit po manipulojnë me sasinë e drurëve që ata shesin. Në anën tjetër, shitësit e drurëve thonë se interesimi ka rënë pasi qytetarët po përdorin kondicionerët për ngrohje.

Qytetari Ruzhdi Mulolli ankohet se për çmimin e lartë të drurëve dhe se shitësit po manipulojnë me masën e drurëve që ata shesin.

Edhe qytetari tjetër Xhafer Shala ankohet për çmimin e lartë të shitjes së drurëve. Ndërkaq, Xheladin Qerimaj thotë se është përgatitur për stinën e dimrit dhe se ka blerë drurë pavarësisht çmimit të lartë të tyre.

Shitësit e drurëve tregojnë se këtë vit ka rënë dukshëm interesimi i qytetarëve për blerjen e tyre. Enver Halili thotë se këtë sezon shitja e drurëve ka shënuar rënie krahasuar me vitin e kaluar dhe janë detyruar t’i ulin çmimet.

Edhe një shitës tjetër, i cili dëshiroi të mbetet anonim tha për KosovaPress se po hasin në vështirësi për gjetjen e punëtorëve për prerjen e drurëve.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen përmes së cilës rreth 10 mijë familje do të subvencionohen për blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button