Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti merr pjesë në drekën von der Leyenit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës  Albin Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës të cilën e mban  Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Këtë për RTV21 e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Në këtë drekë të ftuar janë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetarja e  Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Bornaja Kristo dhe presidenti i  Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button