Kaloni te përmbajtja kryesore

Nis dëshminë dëshmitari i mbrojtur në Hagë, është ish-ushtar i UÇK-së

(Lajm i përditësuar)


Nis dëshminë dëshmitari i mbrojtur në Hagë

Në rastin Thaçi dhe të tjerët ka nisur dëshminë dëshmitari i mbrojtur me numër W04737.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë.

Sipas njoftimit që dha prokurori Matt Hawling, dëshmitari ka qenë pjesë e UÇK-së, në zonën operative të Pashtrikut dhe do të dëshmoj për ato që i ka parë gjatë asaj kohe.


Sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë pas një jave pushim.

Sipas njoftimit, procesi gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët” do të mbahet nga e hëna deri të ejten, me të gjitha seancat që fillojnë në ora 09:00.

Ndërkaq, ditën e premte, është njoftuar të mbahet konferenca para Apelit në rastin e Pjetër Shalës.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button