Humb jetën një 48 vjeçar, ra nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren

Një 48 vjeçar ka humbur jetën të premten pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren.
Policia sot ka njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjecar nga Prizreni. Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?