Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person në Podujevë, policia jep detaje

Për armëmbajtje pa leje, një person është arrestuar dje në Podujevë.

Policia e Kosovës, përmes raportit ka njoftuar se gjatë kontrollit, të arrestuarit i është gjetur arma me një karikator dhe 12 fishekë dhe një boks hekuri.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 14.09.2024-19:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator, me 12 fishek dhe një boks hekuri”, thuhet në raportin e policisë.

Më tej thuhet se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button