Tronditet Arteta, Odegaard pëson lëndim të rëndë

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard mund të mbetet për disa javë jashtë fushës pasi dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë gjatë fitores së Norvegjisë në Ligën e Kombeve kundër Austrisë të hënën, sipas mjekut të ekipit norvegjez.
Odegaard u largua nga fusha dhe u fotografua duke përdorur paterica ndërsa hipi në një aeroplan për në Londër, ku iu nënshtrua skanimeve të mëtejshme për të zbuluar shkallën e lëndimit.
Arsenali do të përballet me rivalët e Londrës veriore Tottenham Hotspur në Premier Ligë të dielën, kur do të jetë pa mesfushorin Declan Rice, i cili është i suspenduar.
“Dëmtime të tilla të kyçit të këmbës shpesh zgjasin të paktën tre javë. Çdo gjë tjetër përveç kësaj është vetëm një bonus. Dhe pastaj mund të zgjasë më shumë,” u citua të thoshte mjekja Ola Sand nga VG e Norvegjisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?