Kaloni te përmbajtja kryesore

Opozita akuzon Qeverinë se po e izolon Kosovën

Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca iu shmang përgjigjes direkte në lidhje me marrëdhëniet e qeverisë me partnerët ndërkombëtarë por tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e përcaktuar në atë se çka dëshiron. Ai ka përmendur një numër rastesh ku sipas tij Bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar ndaj Serbisë, përfshirë sulmin në Banjskë e deri te mbyllja e kufijve ditë më parë duke i quajtur kësisoj veprimet e tyre si të njëanshme. Por përkundër deklaratave të tij, partitë opozitare thonë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se për herë të parë ka ndodhur që Kosova të jetë e izoluar dhe nën masa të BE-së. Tahiri ka akuzuar qeverinë se me veprimet e saj të një nashme po e paraqet Serbinë si viktimë dhe se sipas tij për t’i përmirësuar marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtar duhet të vijë një qeveri e re

“Për herë të parë askush nga Bashkimi Evropain nuk ulet me Kosovën për të nënshkruar një marrëveshje…”, tha Tahiri për rtv21

Në anën tjetër njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se ndaj Serbisë nuk u vendosën sanksione as pas sulmit në Banjskë e as pas bllokadës së kufijve ditë më parë, pasi sipas tyre, qeveria e Kosovës përkundër premtimeve se do të koordinohet me ta në lidhje me veprimet në veri një gjë të tillë nuk e ka bërë. Analistja politike Alma Lama, thotë se qeveria e Kosovës në vazhdimësi e ka vënë para aktit të kryer bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne kemi edhe vizitën e shefit të cias që edhe pse nuk dihet se për çfarë e ka vizituar Kosovën ai besohet të ketë ardhur për çështje të sigurisë dhe menjëherë pas 4-5 ditëve që ai shkon ne kemi veprimin e qeverisë në veri të vendit kur mbyllë pa koordinim zyret paralele dhe prap merr deklarata qortuese nga Bashkësia ndërkombëtare…”, tha Lama.

Bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar veprimet e qeverisë të ndërmarra në veri të vendit. Ndërkohë Kosova ka më shumë se një vjet që është nën masa ndëshkuese të BE-së, për shkak të mos shtensionimit të situatës në veri./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button