Foda ”largon” Muricin, Zhegrovën dhe Muslijan

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.
Sipas njoftimit të Federates largimi i tre lojtarëve ka ardhur për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
”Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njfotimin e FFK-së./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?