Kaloni te përmbajtja kryesore

Një shqiptar dyshohet se tentoi t’i vrasë policët në një stacion policor në Gjermani

Një shqiptar është arrestuar të premten pasi ka tentuar të hyjë në një stacion policor në qytetin Linz am Rhein të Gjermanisë për të vrarë policët.

Bild.de”, raporton se i dyshuari ka hyrë duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe duke mbajtur një hanxhar në duar.

Sipas raportimit, prokurori i përgjithshëm i Koblenzit e ka cilësuar veprën si tentimvrasje.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së premtes.  Ai thuhet se është bllokuar nga dyert që mund të hapeshin vetëm prej rojave.

29-vjeçari është arrestuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button