Kaloni te përmbajtja kryesore

Azemi: Të nisin urgjent hetimet për rreth 1 mijë kontrata sekrete

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës ka ndarë përmes një tenderi njëburimor edhe 46 mijë euro shtesë për projektin e Urës së Badovcit.

Në një postim në Facebook, Azemi ka shkruar se përmes procedurës së negociuar është nënshkruar edhe kontrata për rrugën nacionale N9 deri në Gjakovë, segmenti Rakovinë-Klinë.

Ndër tjera Azemi ka shkruar se kjo praktikë po përdoret nga Qeveria edhe në muajt e fundit të mandatit dhe se po jepen kontrata të negociuara për punë të dështuara. Sipas tij, ky mekanizëm i ka rrënjët në korrupsion.

Në fund të reagimit, Azemi thotë se Qeveria Kurti ka nënshkruar rreth 1 mijë kontrata sekrete që kapin vlerën e 240 milionë eurove.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button