Kaloni te përmbajtja kryesore

Shqipëria dërgon tre policë ushtarak me mision në Sinai të Egjiptit

Me urdhër të ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, tre efektivë të Policisë Ushtarake janë dërguar në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit në Sinai të Egjiptit.

Në një njoftim të kësaj ministrie, thuhet se Policia Ushtarake e Shqipërisë ka kapacitet që t’iu ndihmojë partnerëve ndërkombëtarë.

“Një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO. Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe!”, thuhet në njoftimin e MM-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button