Kaloni te përmbajtja kryesore

“Është vepër penale” , Rukiqi reagon pas publikimit të një videoje ku Sveçla shihet duke diskutuar me minatorë

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka eaguar pas vizitës së  ministrit të Brendshem, Xhelal Sveçla në Trepçë.

Ai në Facebook ka publikuar një video të Sveçlës  i cili shihet duke diksutuar me minatorët e Trepçës . Rrugiqi thotë se ndërhyrja e ministrave në punën operative të një ndërmarrje publike është vepër penale.

“Çka lyp ministri i brendshem ne Trepçe, ne nje ndermarrje publike? Kjo pamje e Sveçles, per nje moment ma kujtoj nje dokumentar per Chernobylin. Sveçla i enderron kompetencat e ministrave te brendshem te kohes se bllokut sovietik dhe te “Politbyrose”. Nderhyrja e ministrave ne punen operative te nje ndermarrje publike, eshte veper penale”, ka shkruar Rukiqi./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button