Plagosja e gruas nga burri në Fushë Kosovë, arrestohet edhe një person

Mëngjesin e ditës së djeshme, 73-vjeçari me inicialet I.A. dyshohet se e ka plagosur bashkëjetuesen e tij në Bresje të Fushë Kosovës.
Lidhur me rastin, policia e Kosovës njofton se përveç 73-vjeçarit, është arrestuar edhe një person tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?