Kaloni te përmbajtja kryesore

Arratiset një i burgosur që trajtohej në QKUK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, pasi të njëjtëve iu iku një i burgosur, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Bëhet e ditur se i burgosuri ka ikur nga reparti i hemotologjisë sot rreth orës 06:30, i cili ishte i akuzuar për veprën penale “Fajde”.

“Pezullohen nga puna dy zyrtarë korrektues. Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se sot, rreth orës 06:30, nga reparti i Hematologjisë në SHSKUK ka ikur i burgosuri L.Xh, i njëjti ishte i akuzuar  për Vepren Penale Fajde. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button