Kaloni te përmbajtja kryesore

Deportohen tre çekë që kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bërnjak ka deportuar tre shtetas çekë që kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, Policit fillimisht arrestoi tre çekët në fshatin Previ të Zubin-Potokut. Më pas u vërtetua se ata kishin kaluar kufirin ilegalisht.

Me vendim të prokurorit, ata janë deportuar.

”Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas të Çekisë, pasi që dyshohet se me veturë kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë deportuar nga PKK Bërnjak”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button