Bislimi: Aeroporti “Adem Jashari” po rritet, numri i portave të fluturimeve mbërrin në 12

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tregoi se këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim.
“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, shkroi Bislimi në një postim në Facebook.
Tutje Bislimi ka shkruar se, “Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit”./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?