Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi një polic

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Jugut pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në shenjë pakënaqësie.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte i përfshirë në një aksident.

Rasti ka ndodhur të shtunën, pas mesnatës në rrugën “UÇK-së”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në aksident trafiku ku ishte i përfshirë në shenjë pakënaqësie, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button