Kaloni te përmbajtja kryesore

Podujevë, gjenden mbetje mortore të një individi, dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njoftoi se sot në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit.

“Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkroi ajo në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button