Kaloni te përmbajtja kryesore

50.1% e qytetarëve të kënaqur me punën e institucioneve, ja cilat janë më të korruptuara

50.1% e qytetarëve janë të kënaqur me performancen e punës së institucioneve të Kosovës. Dhe se kjo, është një rritje prej 70.7% nëse krahasohet me nëntorin e vitit 2023.

Kënaqshmëria e punës së presidentes Vjosa Osmani është 69%. E kënaqshmëria e punës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është rritë në 58.4%.

Ndërsa, për kryetarin e Kuvendit të Kosovës në 64.4%, krahasuar më nëntorin e vitit të kaluar që ishte 52.2%.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga UNDP e cila sot ka lansuar Pulsin Publik, ku janë anketuar 1300 persona në 38 komunat e vendit.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Nuno Querios, ka deklaruar se janë tri çështje që janë identifikuar si problematike në raport e që janë varfëria, papunësia dhe çmimet.

“50.1% të njerëzve janë të kënaqur me performancën e institucioneve qendrore  të Kosovës, dhe kjo është 70.7% ngritje krahasuar me nëntor të vitit 2023… Tri çështjet kryesore që janë identifikuar në raport me të cilat përballen njerëzit kanë qenë varfëria 16.6%, papunësia 16.3 dhe çmimet që duhet të paguhen për gjëra esenciale 12.6%. Në total e 83.2% të personave të cilët janë përgjegjur janë ndjerë të sigurtë kundër dhunës dhe kur ndohen në rrugë krahasuar me 79.9% në nëntor të 2023. Pra, është më pak se 4% ngritje dhe kjo natyrisht janë të dhëna për të gjithë personat të cilët janë intervistuar, janë përgjigjur”, ka thënë ai.

Ndërsa, menaxharja e projektit Alisia Hasani, ka deklaruar se ka pasur rritje sa i përket kënaqshmërisë së qytetarëve për institucionet qendrore, por se ka pasur zvogëlim të kënaqshmërisë tek gjykatat dhe zyra e prokurorit.

E, po ashtu edhe në drejtimet ekonomike. Ndërsa, ka treguar se sipas raportit institucionet më të korruptuara janë gjykatat dhe Dogana.

Krejt në fund u tha se 10.9% e respodentëve besojnë që marrëveshja Kosovë-Serbi do ta drejtojë Kosovën në Bashkimin Evropian.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button