Ministri kroat: Personat e padëshiruar i përkeqësuan marrëdhëniet me Kroacinë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka komentuar vendimin për shpalljen persona non grata të Andrija Mandiqit, Aleksa Beçiqit dhe Milan Knezheviqit, duke thënë se ata janë persona që kanë dëmtuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë.
“Fillimisht, do të thoja se është gjykimi ynë sovran që ne duam ta shpallim të padëshirueshëm në Kroaci. Dhe mendoj se këta persona, të cilët i kemi shpallur të padëshirueshëm, e kanë merituar, sepse kanë përkeqësuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë”, tha Grliq Radman.
Siç tha ai, Kroacia ka mbështetur të gjitha aktivitetet e mëparshme të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?