Rikthimi i shtetësisë së Kosovës pa pagesë

Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Leutrim Sahiti ka bërë të ditur se rikthimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës tash është pa pagesë.
“370, 250 dhe 200 euro, ishin tarifat për rikthimin e shtetësisë së Kosovës, varësisht nga shteti ku bëhej aplikimi. Sot mërgimtarët mund të rikthejnë shtetësinë e Kosovës, shpejtë, lehtë dhe pa asnjë pagesë”, ka shkruar Sahiti në Facebook.
Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dje ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Kosovës që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?