Dy gra lëndohen nga ashensori në Vushtrri

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore nga ashensori.
Ngjarja ndodhi në një objekt banesor në rrugën “Ismajl Qemajli” në Vushtrri, mbrëmë rreth orës 22:38.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Është raportuar se dy viktimat f/ sh/ k, kanë pësuar lëndime në ashensor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm””, ka thënë Zahiti.
Ai tha se rasti vazhdon të hetohet nga njesitet përkatëse./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?