Haxhiu: Pronat e konfiskuara do t’u jepen në shfrytëzim të mbijetuarve të dhunës

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se pronat e konfiskuara do t’u jepen për shfrytëzim të mbijetuarve të dhunës.
Ajo në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka qëndruar për vizitë në një familje për t’i uruar “ditë të mbara në vendbanimin e ri”.
“Sot, vizitova njërën nga familjet për t’ju uruar ditë të mbara në vendbanimin e ri. Pronat e konfiskuara një nga një do të jepen në shfrytëzim për të mbijetuarit e dhunës,” ka shkruar Haxhiu.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?