Moti për javën e ardhshme, i ndryshueshëm dhe më i freskët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se java e ardhshme do të jetë me mot të ndryshueshëm dhe më i freskët se sa java e kaluar.
Sipas parashikimeve, të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.
“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Edhe të martën parashihet të mbajë mot me diell dhe i qetë.
“Mot kryesisht me diell dhe i qetë, Vranësirat më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”.
Po ashtu, ditën e mërkurë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.
“Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu e shkarkime rrufesh.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende parashihen ë sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.
Gjithshtu, të premten do të mbaj mot me diell e vranësira.
“Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës vende- vende mund të sjellin riga shiur.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s”, ka njoftuar IHMK-ja./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?