Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm të shtunën në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastet e dhunës kanë ndodhur në Lipjan, Podujevë, Pejë dhe Rahovec.
Në katër raste, gratë kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë fizike ose psikike prej bashkëshortëve të tyre.
Një rast është regjistruar për dhunë të vëllait ndaj motrës, dhe një tjetër për ofendim të gjyshit ndaj mbesës./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?