Kaloni te përmbajtja kryesore

Gërvalla takohet me Hovenier: Theksova nevojën për një bashkëpunim me SHBA-në për nisma globale

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u takua me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Gërvalla njofton se gjatë këtij takimi, u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë dhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbështetje të fortë nga miqtë, partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë në drejtim të reformave të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor dhe standarteve të demokracisë.

Gërvalla theksoi rëndësinë e luftimit të krimit dhe korrupsionit, si dhe nevojën për reforma të thella në fusha të rëndësishme si arsimi, shëndetësia dhe administrata publike.

Më tej tha se nënvizoi nevojën për një bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale dhe globale mes dy vendeve.

“Takime të tilla i shërbejnë jo vetëm forcimit të partneritetit të fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, por gjithashtu theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta strategjike dhe diplomatike,” shkroi Gërvalla.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button