Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti: Bislimi po i përgatitë komentet për të ia dërguar BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për përgatitjet e Kosovës në raport me zbatimin e procesit të dialogut të Brukselit.

Ai ka thënë se ekipi i Besnik Bislimi është duke punuar për të ia dërguar BE-së komentet rreth planit të zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

“Ekipi i zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është duke punuar edhe në këtë kohë që ne po flasim në mënyrë që t’i përgjigjen Brukselit në mënyrë adekuate dhe të merituar, e për këtë gjë sigurisht do t’ju njoftojnë edhe juve gjatë ditës se sotme ose më së largu nesër paradite”, ka thënë Kurti.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Kosovës për marrëveshjen në fjalë. Sipas Kurtit, kjo marrëveshje se pari duhet të respektohet e më pas të zbatohet.

“Së pari, para se të kemi kërkesa për zbatim të marrëveshjes, duhet të kemi respektim. Nuk mund të kemi zbatim të vërtetë e as të qëndrueshëm nëse nuk kemi respektim. Serbia s’e ka bërë këtu, përkundër e ka shkelur për çdo javë prej kur është pranuar vitin e kaluar, duke kulmuar me letrën e Bërnabiq, në mes të muajti dhjetor dërguar 27 vendeve të BE-së ku Serbia praktikisht u tërhoq nga marrëveshja”, është shprehur Kurti duke shtuar se për këtë marrëveshje nevojitet nënshkrimi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button