Kaloni te përmbajtja kryesore

“Dritarja për investime të diasporës”, Rafuna: Zhvillimi ekonomik në Kosovë erdhi nga bizneset vendore

Oda Ekonomike e Kosovës thotë se Qeveria ka bërë të vetmin hap deri më tani në fushën e ekonomisë kur nisi një fushatë të cilësuar si “Dritare për Investime të Diasporës”. Qeveria tha se ka paraparë garanci kreditore deri në 10 milionë euro për bizneset dhe investitorët potencial të mërgatës që të vijnë të investojnë në Kosovë. Por kjo garanci për investitorët nga diaspora mund të shtohet përmes një kredie deri 100 milionë euro për investime të mundshme. Kryetari i Odës Ekonomike thotë se një garanci të tillë kreditore qeveria do duhej ta jepte edhe për bizneset vendore.

“Është nevojë që të ri-orientohen remitencat pasi që ato po shkojnë në palujtshmëri pa sjellë zhvillimin ekonomik por në të njejtën kohë një hap i tillë duhet të ndërmerret për të gjithë investitorët e mundshëm por edhe për ata vendor pasi që e gjithë ekonomia jonë është krijuar nga ta, pra i gjithë zhvillimi që është bërë është nga bizneset tona vendore”, tha Rafuna për RTV21.

Banka qendrore në një publikim të saj tha se vetëm në muajin maj 2024 diaspora ka dërguar në Kosovë rreth 119 milionë euro në formë remitencash. Ndërkohë vlera totale e parave të dërguara në pesë muaj kalon shifrën mbi 500 milionë euro. Invstimet e saj, sipas institucioneve financiare kryesisht janë të drejtuara nga patundshmëritë. Hapjen e dritares për diasporën në mënyrë që të ri-orientohen remitencat profesori i ekonomisë Medain Hashani e sheh si një mashtrim.

“ Ky është më shumë një mashtrim optik në mënyrë që të mendojnë qytetarët se po bëjnë diçka po ashtu edhe diaspora të mendoj se po mendojnë për ta por është e gabuar dhe se qëllimi i sjelljes së investimeve është që të sjellin kapitalin e tyre nga jashtë dhe jo të krijohet kapital nga brenda”, tha Hashani.

Përveç, lansimit të kësaj dritare qeveria foli edhe për vështirësitë që kanë bizneset e mërgatës që të hyjnë në kredi në Kosovë. Sipas tyre nga mungesa e historikut kreditor në Kosovë ato u trajtuan si start-up nga bankat komerciale. Në anën tjetër kryetari i Odës Ekonomike numëron një numër masash që janë me urgjencë për tu ndryshuar në mënyrë që investitorët potencial të kenë qasje më të lehtë në Kosovë

“ Sfidë është prej fillimit prej regjistrimit të biznesit përveç kohës që merr, zyrtari administrativ kërkon që pronari i biznesit të vijë personalisht ta regjistroj biznesin e tij. Pra keni parasysh biznese milionëshe kërkohet që të vijë personalisht pronari të takohet me zyrtarin administrativ kjo pra është e gabueshme pasi që menjëherë të shkon mendja për korrupsion pra një gjë që do tmund të bëhej më ndryshe pra procedura burokratike duhet të ndryshohet”, tha Rafuna.

Dritarja e investimeve për diasporën parasheh që një biznesi do t’i mundësohet garantimi i kredisë investuese deri në 3 milionë euro ndërsa dritarja e tërësishme parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button