Trump zgjodhi kandidatin e tij për nënpresident

Ish-presidenti Donald Trump shpalli senatori JD Vance, i cili u bë i njohur si kritik i Trump, por më vonë mbështeti politikat e tij.
Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump e quajti Vance “personin më të përshtatshëm për të marrë postin e zëvendëspresidentit pas asaj që ai e përshkroi si “diskutim dhe konsideratë të gjatë dhe duke marrë parasysh talentet e jashtëzakonshme të shumë prej kandidatëve të tjerë”.
Ai tha se senatori i Ohio-s “ka pasur një karrierë biznesi shumë të suksesshme në teknologji dhe financa, dhe tani, gjatë fushatës, ai do të fokusohet fuqishëm te njerëzit për të cilët luftoi shkëlqyeshëm, punëtorët dhe fermerët amerikanë në Pensilvani, Miçigan, Wisconsin. Ohio, Minesota dhe shumë më gjerë.”
Trump njoftoi zëvendëspresidentin e tij të ri në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane, pas një fundjave dramatike në të cilën u qëlluan në një tubim në Pensilvani.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?