Kurti priti Drejtoren e re të UNICEF-it në Kosovë, folën për zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Së bashku me mirëseardhje në Kosovë, Kryeministri Kurti e uroi Vashchenko për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.
“Diskutuan për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, por edhe për mundësitë për të bërë edhe më shumë, sidomos në promovimin dhe zhvillimin e vullnetarizmin te të rinjtë. Gjatë takimit, u veçua rëndësia e përpunimit të të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u mirëprit votimi i Ligjit për Rininë që u miratua javën e kaluar në Kuvend dhe u vlerësua përfshirja e rinisë dhe kapitalit njerëzor në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.”, thuhet në njoftim.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Drejtores së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko. Znj. Vashchenko, shtetase e Ukrainës, u emërua në këtë pozitë në qershor të këtij viti.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?